Përpjekja për t’u ringritur nga tërmeti që vrau 51 persona (Video)
03 maj 2021
| 15:46
Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë prej tërmetit të fuqishëm prej 6.3 shkallësh të Rihterit, që goditi disa rajone të Shqipërisë.
Nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019, humbën jetën 51 persona dhe u lënduan 900 të tjerë. Ndërtimi është duke vazhduar intensivisht, por shumë qytetarë vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda ekonomike, disa në çadra, e të tjerë në shtëpi të pasigurta. /rel/