‘Përpjekje për të kontrolluar mediet’, Raporti i Progresit ‘godet’ qeverinë Kurti
Raporti i Progresit ka goditur qeverinë rreth luftës me mediet.
Në raport është thënë se pushteti ka bërë veprime të cilët janë perceptuar si përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediet.
“Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe ka bërë përparim të kufizuar. Disa përmirësime u bënë në lirinë e mediave, duke përfshirë aksesin në dokumente publike. Megjithatë, kjo u shoqërua me zhvillime të perceptuara si përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll mbi median”, është thënë në raport.
BE-ja ka vlerësuar se në ligjin për KPM-në, nuk janë pasqyruar shumica e rekomandimeve të BE-së.
“Është miratuar ligji i ri për rregullatorin e medias. Ai kontribuon në përmirësimin e rregullores së medias, por amendamentet e Kuvendit dështuan të pasqyrojnë shumicën e rekomandimeve nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, është thënë në Raportin e Progresit.