Përpjekjet e Vuçiqit do të jenë të kota. Kenia do ta njohë Kosovën, thotë bashkëpunëtori i afërt i Pacollit

18 tetor 2023 | 21:58

Bashkëpunëtori i afërt i Behgjet Pacollit, Gjergj Beka, njëherësh edhe kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë, ka thënë se presidenti i Kenias, William Ruto, së shpejti do ta njohë Republikën e Kosovës.

Sipas tij, përpjekjet e Vuçiqit do të jenë të kota te ky shtet.

“Përpjekjet e Vuçiqit për ta bindur presidentin e Kenyas dhe mikun e madh të presidentit Behgjet Pacolli do të jenë të kota. Shteti i Kenyas dhe jo vetëm në një kohë shumë të shkurtër do ta njohin shtetin e Republikës së Kosovës. Çdo herë në shërbim të vendit! #kosovaMbiTeGjitha”, ka shkruar Beka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se grupi…