
Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre
Presidenti turk Rexhepp Tajip Erdogan, tha se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.
“Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë”, tha ai.
Erdogan tha se të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.
“Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm. Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit”, tha presidenti turk Erdogan.