Përplasen dy anije në lumin Danub, humbin jetën dy persona, zhduken 5 të tjerë
19 maj 2024
| 17:26
Dy persona kanë vdekur dhe pesë janë zhdukur pasi dy varka u përplasën në lumin Danub në Hungari.
Aksidenti u raportua të shtunën në mbrëmje pranë lumit Veroce, 55 km në veri të Budapestit. Zona është një destinacion popullor rekreativ dhe shëtitës me varkë dhe është në një rrugë që shpesh përdoret nga anijet e lundrimit midis Budapestit dhe kryeqytetit austriak, Vjenës.
Disa orë pasi policia filloi kërkimin ata zbuluan një varkë të dëmtuar në ujë, të cilën e tërhoqën në breg.
Ata janë ende në kërkim të pesë të rriturve – tre burra dhe dy gra – të cilët besojnë se ishin në varkë, shkruan Reuters. Hetimet për aksidentin po vijojnë.