Përplasen dy avionë të vegjël në ShBA, tre persona të vdekur
19 gusht 2022
| 08:37
Dy avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, ShBA, njoftuan autoritetet.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit të ShBA-së (FAA), dy persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe një i tretë në një Cessna 152 kur dy avionët u përplasën dhe ata vdiqën.
Dy avionët e vegjël “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos, shpjegoi FAA.
Aksidenti po hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të ShBA-së (NTSB).