Përplasen dy helikopterë në Australi, katër të vdekur dhe tetë të lënduar
02 janar 2023
| 14:36
Katër persona kanë vdekur pasi dy helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin në hapësirë pranë Seaworld në Bregun e Artë të Australisë.
Policia e Queensland me anë të një njoftimi ka deklaruar se sipas hetimeve fillestare thuhet se përplasja mund të ketë ndodhur deri njëri prej helikopterëve ishte duke u ulur dhe tjetri duke u ngritur.
Tre prej personave të vdekur ishin në njërin prej helikopterëve, ndërsa në tjetrin ishte vetëm njëri prej viktimave.
Ndërsa të lënduar mbetën edhe tetë persona të tjerë që ishin në dy helikopterët.
Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00, shkruan “BBC”.