Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën 30 viktima

26 mars 2021 | 15:14

Një aksident hekurudhor në qytetin qendror të Sohagut në Egjipt ka shkaktuar të premten më shumë se 30 viktima dhe mbi 80 të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Mediet lokale raportuan se goditja nga mbrapa e njërit mjet, shkatërroi dy vagonë dhe nxori nga shinat një të tretë, duke e përmbysur bashkë me dhjetëra pasagjerët përbrenda.

Infrastruktura hekurudhore e Egjiptit është ndër më të vjetrat e Afrikës Veriore dhe ndër vite është bërë shkak për aksidente fatale.

Më i rëndë konsiderohet aksidenti i vitit 2002, që la mbi 300 pasagjerë të vrarë pasi ishin nisur nga kryeqyteti Kajro drejt jugut të vendit./orales/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) pas punimit…