Përplasen dy trena në Spanjë, të paktën një viktimë, 100 pasagjerë mbeten të bllokuar

16 maj 2022 | 22:23

Shoferi i një treni periferik humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën kur treni në të cilin po udhëtonin u përplas me një tjetër tren jashtë Barcelonës, njoftuan sonte autoritetet katalanase.

Rreth 85 persona u plagosën , dy prej tyre në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të menaxhimit të fatkeqësi

Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 19.00 (me orës shqiptare) kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin Sant Boy de Jobregat, rreth 14 km nga Barcelona.

“Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i trenit të pasagjerëve ”, tha guvernatori lokal.

Në tren ndodhen ende rreth 100 pasagjerë të bllokuar, ndërsa është duke u zhvilluar operacioni për shpëtimin e e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari e publicisti Adem Gashi ka njoftuar se është larguar…