Përplasen irlandezja e bullgari për Rusinë: Ky i fundit lëshon sallën e Parlamentit Europian (VIDEO)
Eurodeputetja irlandeze i thotë një eurodeputeti bullgar në Parlamentin Europian se paqja mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë, duke shkaktuar frustrim te ky i fundit i cili e lëshon edhe sallën, shkruan Gazeta Metro.
Ajo fillimisht e akuzon NATO’n që kurrë ndonjëherë nuk kanë luajtur rol konstruktiv dhe kurrë nuk kanë arritur të bëjnë paqe diku, ndërsa bullgari e tund kokën.
“Historia na ka mësuar se sanksionet nuk sjellin paqe, ato vetëm sjellin vuajtje për njerëzit, jo për oligarkët por për njerëzit”, tha ajo.
Më pas vazhdon: “Sa më shumë që të dërgoni armë në Ukrainë, aq më shumë do të zgjatet lufta.”
“Paqja nuk fitohet me armë, por vetëm me diplomaci”, thotë ajo, duke shkaktuar një qeshje ironike te eurodeputeti bullgar.
“Shtirja juaj e simpatisë tingëllon e zbrazët, më bën të vjell thënë të drejtën”, përfundon eurodeputetja irlandeze.
Bullgari dukej se nuk duronte më pas këtyre fjalëve, saqë e lëshoi tërësisht sallën e parlamentit.
This video shows why Eastern Europeans have been so frustrated for years with Western Europeans who just don’t understand what Russia is & how it works.
Irish MEP tells a Bulgarian MEP in the European Parliament that peace can only come through diplomacy. pic.twitter.com/nQKtgBNi3R
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2022