Përplasën Munishi dhe Rexha
Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi për “IndeksOnline” e ka quajtur sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexhën “palaço” përshkak të sjelljeve në ndeshjen Drita-Feronikeli (1-0).
“E kam shikuar ndeshjen Drita-Feronikeli shumë herë, lojtarët e mi kanë qenë te provokuar nga Kastriot Rexha gjatë gjithë kohës, i cili më shumë ka qëndruar në tokë se në këmbë, më vjen shumë keq që Kastrioti luan rolin e ‘palaços’ sepse ka cilësi si futbollist dhe mundet te jap shumë më tepër nëse koncentrohet në lojë e jo në aktrim. I sugjeroj gjyqtarët kundërshtarët që ketë fakt ta kenë parasysh. Në asnjë moment nuk i arsyetoj lojtarët e mi, të cilët në ketë sfidë ranë pre e provokimeve. Nëse dikush dyshon në qëndrimin tim le ta shikon ndeshjen”, ka thënë Munishi, i cili ka shtuar shtuar se Rexha është mburrur pas ndeshjes se ka detyruar Behar Maliqin të ndëshkohet me të kuq. “I njëjti është mburrur pas ndeshjes se si e ka detyruar Behar Maliqin të merre karton të kuq. Kjo është e turpshme…”, ka shtuar Munishi.
Në anën tjetër lidhur më akuzat e Munishit ka folur sulmuesi Kastriot Rexha, i cili ka thënë se ka respekt për trajnerin në fjalë.
“Nuk kam çfarë të them për këto fjalë. Unë kam respekt të madh për Ismet Munishin. Madje jemi me fat që e kemi në Superligë, sepse e bën edhe më interesante garën”, ka thënë Rexha për “Insporti”. “Ismeti ka luajtur në skuadra të mëdha, të cilat ne ndoshta as nuk e kemi pasur mundësi t’i shikojmë”, ka shtuar Rexha, duke theksuar se është i përqendruar vetëm te loja e tij në radhët e Dritës. “Po punojmë me shumë përkushtim. Loja që treguam ndaj Feronikelit nuk ka qenë më e mira që mund ta bëjmë, por besoj se do të përmirësohemi vazhdimisht dhe t’i arrijmë objektivat e skuadrës”, ka deklaruar Rexha.