Përplasen ndërmjet vete yjet e Bayernit
11 prill 2019
| 18:30
Edhe pse Bayern Munchen iu rikthye rezultateve pozitive në kampionat, tensioni në kampin “bavarez” duket i pashmangshëm.
Mediet gjermane raportojnë se paraditen e së enjtes dy futbollistët, Robert Lewandowski dhe Kingsli Coman, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas “Bild”-it, polaku ka kritikuar francezin. Edhe ky i fundit nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet teksa situata ka kaluar në përplasje fizike. Lewandowski dhe Coman nuk i kanë kursyer grushtet mes vete.
Për ta qetësuar situatën kanë ndërhyrë mbrojtësit Sule dhe Boateng. Një ngjarje e pazakontë që nuk i ka hije një klubi të madh si Bayern Munchen.