Përplasen për vdekje në autostradë dy vajzat turiste, shoferi ikën pas aksidentit

09 tetor 2022 | 23:45

Një aksident i tmerrshëm, i ndodhur natën mes së shtunës dhe të dielës në kryqëzimin e autostradës A24 Romë-Teramo, u kushtoi jetën dy vajzave të reja belge.

Jessy Dewildeman, 24 vjeçe dhe Wibe Bijls, 26 vjeçe, u goditën dhe u vranë nga një makinë pirate që i goditi pasi dolën nga makina e tyre për të shpëtuar dy shoferë që kishin pësuar aksident.

Rruga u mbyll menjëherë për të mundësuar shpëtimin e tyre, por pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve italiane për të shpëtuar jetën e dy turistëve, përpjekjet ishin të kota.

Kushtet e vajzave ishin shumë të rënda: ato vdiqën pak çaste më vonë. Opinioni publik italian është i tronditur me faktin se dy vajza të huaja, të cilat u treguan humane dhe kërkuan të shpëtojnë jetën e të tjerëve, u goditën nga një makinë që u largua me shpejtësi dhe ende nuk është gjetur autori i krimit të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat zvicerane shkruajnë se kombëtarja e Zvicrës ka pasur shumë…