Përplasen Ronaldo dhe Ten Hagen

13 shtator 2024 | 12:40

“Nëse je trajner i Manchester United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier Ligë apo për Ligën e Kampionëve. Mund të thuash: nuk kemi potencialin e duhur, por do ta provojmë. Duhet ta provosh. Nëse Ten Hag do të dëgjonte Ruud van Nisterlrooy…mbase mund ta ndihmonte. Ruud e njeh klubin, një klub duhet të dëgjojë djemtë e shtëpisë, ata që kanë qenë aty më herët, njerëz si Roy Keane, Paul Scholes, Gary Neville, Sir Alex Ferguson. Nuk mund të ndërtosh një ekip nëse nuk e njeh”.

Këto ishin fjalën e Cristiano Ronaldo gjatë një interviste me Rio Ferdinand, deklarata që u bënë virale në rrjet dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një përgjigje nga ana e Ten Hag: “Të gjithë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre, por Ronaldo është në Arabinë Saudite, shumë larg nga Manchesterit. Ne jemi akoma në një periudhë tranzicioni, por sigurisht nuk është një justifikim. Duhet të fitojmë të gjithë ndeshjet, këtë e di. Ne duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje, t’i përballojmë me mentalitetin e duhur, me një mentalitet fitues”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Bashkimi Evropian (BE) përmend data konkrete për…