Përplasen tri automjete në Lezhë, një i vdekur tre të lënduar
27 mars 2019
| 07:56
Një aksident i rëndë rrugor, me një të vdekur dhe tre të lënduar është regjistruar orët e mbrëmjes të martës në aksin Lezhë-Laç, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Spitenit”.
Përplasja mes tri automjeteve ka rezultuar fatale për A.B 37-vjeçari që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ai A.B, mësohet të ketë qenë oficer në Burgun e Shënkollit, në Lezhë.
Nga përplasja kanë mbetur edhe tre të persona të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. /TCh/