Përplaset autobusi, 29 të vdekur në Indi
Të paktën 29 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Indi. Përplasja ka ndodhur mëngjesin e të hënës pranë qytetit Agras. Sipas “BBC”, 20 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga hetimet paraprake rezulton se shoferi pati një përgjumje dhe humbi kontrollin e autobusit dhe doli nga rruga duke përfunduar në fushë. Autostrada nga Delhi në Agra ku ndodhi ky aksident, është segmenti rrugor më i gjatë në Indi me 6 korsi. Rreth 900 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në këtë autostradë që kur u hap në vitin 2012.
Aksidentet rrugore në Indi janë të shpeshta, një në çdo 4 minuta. Zakonisht shkaku i aksidenteve është për shkak të automjeteve jo të mirëmbajtura, drejtimi i keq dhe gjendja e rrugëve. Mediet në Indi raportojnë se autobusët në zonat rurale të Indisë janë të vjetërsuara. Shumë prej tyre nuk zbatojnë rregullat themelore të sigurisë rrugore. /tvklan/