Përplaset deputeti me analistin: “Fol diçka për basket” dhe “Shuj, mos rrej”
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, dhe analisti i pavarur pro pushtetit, Krenar Shala, janë përplasur ashpër në Kanal10.
Debati u ndez lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Pse po rren? Ta dërgon raportin e DASH-it ta rras deri në fyt. 55 konflikte janë në botë o djalosh. Mo, mos fol kështu për një gotë deri te Hani i Dilit. Nuk je përfaqësues i shamponave”, tha Kastrati.
“Nuk e kam nijetin me të lënë me fol. Ti s’ki me mujt me fol. Këta duhet me i lanë në opozitë 10 vjet me u kfill. Sa bërllogun e kanë bo që 10 vjet s’munden me ta dhanë këtë përgjigje për anëtarësim. Po flet broçkulla. Këta duhet me pyet diçka për basketboll. Hajt qe për futboll pra”, ia ktheu Shala.
Kastrati më pas u ngrit për t’u larguar nga emisioni.
“Unë çohna prej emisionit nuk jam për banalitete. Ki kujdes basket qbasket, unë shuj tash, nëse askushi nuk jam, unë vij këtu me peshën e rëndë të votuesit. 13 mijë më kanë votuar. Unë vi këtu me peshën e votuesit”, tha Kastrati.