Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano
22 dhjetor 2022
| 10:22
Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një të mitur, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.
17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekje”, njofton policia./Top Channel/