
Përplasja e ashpër me Donald Trump, reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!
28 shkurt 2025
| 20:48
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka reaguar pas përplasjes që kishte në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e Amerikës, Donald Trump.
Zelensky ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe ka thënë se po punohet për të gjetur paqe të drejtë që t’i jepet fund luftës.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidenti Trump, Kongresi dhe populli amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, ka shkruar ai në X.