Përplasja e helikopterit la të vdekur 13 persona

16 janar 2022 | 09:01

Moti i keq në Indi shkaktoi një përplasje të një helikopteri, ku patën vdekur 13 persona, ndër ta edhe kreu i forcave të armatosura të Indisë.

Gjenerali Bipin Rawat, ishte ndër të vrarët kur helikopteri goditi një kodër dhe shpërtheu në flakë në shtetin Tamil Nadu në dhjetor.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë teori konspirative për aksidentin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por qeveria tha se kishte përjashtuar “dështimin mekanik, sabotimin ose neglizhencën” si shkak të rrëzimit.

Ajo deklaroi se avioni kishte fluturuar në re, duke shkaktuar “çorientim hapësinor” të pilotit që e rrëzoi atë në tokë.

Qeveria tha se kishte shqyrtuar të dhënat e fluturimit, regjistrimet e kabinës, si dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të arritur në gjetjet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me…