Përplasja e kancelarit gjerman me Putinin për rastin e Kosovës

16 shkurt 2022 | 12:42

Gjatë takimit të djeshëm në Moskë, ndërmjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman, Olaf Schloz, kanë  mbizotëruar tensionet në Ukrainë, por mospajtimet rreth kësaj çështjeve kanë reflektuar edhe në një temë të vjetër me të cilën putin përpiqet të godas NATO-n dhe Perëndimin: bombardimin e Jugosllavisë, në vitin 1999, për shkak të Kosovës.

Scholz duke iu përgjigjur akuzës së Putin, ka thënë  se NATO në atë kohë reagoi për të parandaluar gjenocidin.

E tëra ka filluar kur kancelari gjerman duke folur për Ukrainën ka thënë se “lufta në Evropë është bërë e pamundur për gjeneratën time, dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mbetet kështu”

“ Është detyrë e jona si krerë shtetesh dhe të qeverive të parandalojmë një eskalim ushtarak në Evropë”, ka shtuar Scholz.

Ndaj kësaj ka reaguar menjëherë Putin.

“Sa i përket luftës në Evropë, Kancelari federal sapo tha që njerëzit e gjeneratës së tij – dhe unë i përkas kësaj gjenerate – vështirë se mund ta imagjinojnë luftën. Natyrisht ai iu referua situatës rreth Ukrainës. Por, ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një lufte në Evropë që e bëri NATO kundër Jugosllavisë. Një operacion i madh ushtarak i sulmit me raketa dhe bomba në një kryeqytet evropian, Beograd. Kjo u bë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ky është një shembull fatkeq, por ai ka ndodhur” ka thënë Putin.

Por, kjo ka nxitur reagimin e kancelarit gjerman.

“Dua të theksoj se situata në Jugosllavi ka qenë diçka më ndryshe. Kishte rrezik dhe kërcënim për gjenocid dhe kjo është dashur të parandalohej. Jam shumë i lumtur që atje tash gjithçka po zhvillohet në mënyrë paqësorë dhe se vendet e Ballkanit kanë gjetur të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Kjo është një shenjë pozitive”.

Putini ka zgjedhur t’i përgjigjet edhe kësaj ndërhyrjeje.

“Do t’ia lejojë vetës, megjithatë, të them se ajo që po ndodhë tani në Donbass sot, është në fakt gjenocid”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemi një zhvillim të Eurovision Song Contest për t’ju sjellë,…