Përplasja e Kobe Bryant: Piloti u çorientua mes mjegullës

10 shkurt 2021 | 08:54

Piloti i helikopterit që u rrëzua duke vrarë super yllin e basketbollit Kobe Bryant, vajzën e tij të re dhe shtatë persona të tjerë, ishte i çorientuar për shkak të mjegullës, thanë hetuesit e sigurisë amerikane.

Helikopteri u përplas në një kodër afër Calabasas, California, me 26 Janar 2020.

Piloti Ara Zobayan ishte mes të vdekurve.

Hetuesit gjithashtu thanë që Zobayan mund të ketë ndjerë “presion të vetë-nxitur” për të përfunduar fluturimin për Bryant.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA, ka qenë duke hetuar rrethanat rreth rrëzimit dhe u takua të martën për të folur mbi shkakun e mundshëm.

Në zbulimin e tij zyrtar, u tha se shkaku kryesor i rrëzimit ishte me shumë gjasa vendimi i pilotit për të mbajtur fluturimin në kushte të vështira, “gjë që rezultoi në çorientimin hapësinor të pilotit dhe humbjen e kontrollit”.

Gjatë fluturimit, Zobayan u tha kontrolluesve të trafikut ajror se helikopteri po ngjitej nga re e rëndë kur në të vërtetë po zbriste.

Sidoqoftë, bordi nuk gjeti që Sikorsky S-76B kishte përjetuar ndonjë problem mekanik.

Helikopterit nuk iu kërkua të kishte regjistrues “kuti të zezë”, të cilat kapin të dhëna fluturimi dhe zëra në kabinën e avionit.

Zobayan shkeli rregullat federale dhe shkoi kundër trajnimit të tij të fluturimit duke fluturuar në re të dendura, thanë zyrtarët e sigurisë, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,…