Përplasja e Lushtakëve me dy policët, hollësi të reja
Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë të shtunën në orët e vona në Skenderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri, tjetri është lënduar me mjete të forta. I përfshirë në këtë rast dyshohet se është edhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me disa familjarë. Por, pas intervistimit, Lushtaku është liruar, ka njoftuar avokati i tij, Artan Qerkini.
Sipas banorëve të Skenderajt, mes të dy palëve që janë përfshirë në këtë rast ka pasur probleme edhe më herët.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia të dielën.
Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.