Përplasja e tmerrshme e skiatorit rus
13 shkurt 2018
| 14:06
Një skiator rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant dhe u përplas me forcë në rrethimin e pistës, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.
25-vjeçari Pavel Trikhichev u përplas me një nga portat, humbi skinë e majtë dhe shkoi duke u rrotulluar drejt e në rrjetën mbrojtëse.
Trikhichev ndenji disa momente i shtrirë në borë, i gjakosur paksa në fytyrë, përpara se të ndihmohej nga stjuardët. Fatmirësisht, skiatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.