Përplasja e trenave në Indi, shkon në 280 numri i të vdekurve
03 qershor 2023
| 08:28
Të paktën 288 persona tanimë dihet se kanë vdekur dhe 850 janë lënduar në një përplasje të shumëfishtë treni në shtetin lindor të Indisë, Odisha.
Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore, thotë kryesekretari i Odishas, Pradeep Jena.
Ky është aksidenti më i rëndë i trenit në Indi këtë shekull. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet.