Përplasja Ramos – Simeone, mbrojtësi rrezikon dënim të madh
Në “El Clasico”, që u mbyll pa gola, surpriza më e madhe u regjistrua jashtë fushës së lojës. Vazhdon me polemika jehona e sfidës së parë sezonale në La Liga, mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Mediet iberike raportojnë për një sherr mes Diego Simeones dhe Sergio Ramos në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Wanda Metropolitan”.
Trajneri Atletico dhe kapiteni i Realit u përplasën fort verbalisht, ndërsa ndërhyrja e futbollistëve dhe stafeve teknike evitoi përplasjen fizike. Gjithçka nisi në fundin e pjesës së parë. Siç duket qartë në këtë video, Sergio Ramos iu drejtua me fjalë fyese Simeones. Përpara kamerave nuk ndodhi asgjë, ndërsa në tunel të dy u përballën sërish dhe për pak u kapën me grushte. Atletico Madridi ka vendosur ta paraqesë në Komisionin e Disiplinës sjelljen në fushë të Sergio Ramosit që, sipas medieve, rrezikon një pezullim deri në katër ndeshje.