Përplasja tragjike e avionit në Kore të Jugut – vetëm dy persona mbijetuan, 179 vdiqën

29 dhjetor 2024 | 15:11

79 personat në bordin e avionit të rrëzuar në një aeroport të Koresë së Jugut kanë vdekur. Vetëm dy njerëz arritën të mbijetonin, që të dy anëtarë të ekuipazhit.

Kjo do të thotë se të gjithë 175 pasagjerët e aeroplanit u vranë në përplasje, së bashku me katër personel të fluturimit, raporton “BBC”.

Moshat e pasagjerëve variojnë nga tre deri në 78 vjeç, por shumica ishin në të 40-at, 50-at dhe 60-at, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore “Yonhap”.

Lidhur me këtë tragjedi, qeveria e vendit ka shpallur zi kombëtare për shtatë ditët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimi i më shumë se gjysmës së popullsisë së botës…