
Përplasja Trump-Zelensky, reagon Macron: Rusia është agresori
Takimi mes Donald Trump dhe Volodymir Zelenskyt nuk shkoi aq mirë sa pritejpas bisedës së tensionuar që patën në Zyrën Ovale.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron se Rusia është agresori dhe se Ukraina është viktima.
“Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit. Ishim të drejtë kur e ndihmuam Ukrainën dhe vendosëm sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Macron .
Shtëpia e Bardhë mohoi raportimet se presidenti Zelensky u largua pas një debati të ashpër me presidentin Trump, duke deklaruar se ishte Trump ai që përzuri Zelenskyn.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për mediat amerikane se presidenti Trump vendosi t’i japë fund takimit pasi nuk u arrit një konsensus mbi marrëveshjen e propozuar.
Takimi kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i siguronte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, në këmbim të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë dollarësh.
Megjithatë presidenti Zelensky refuzoi propozimin, duke deklaruar se “nuk mund ta shesë vendin e tij” dhe se ishte i gatshëm të punonte për një “dokument serioz” vetëm nëse SHBA do të jepte garanci sigurie.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur administrata Trump ka ndryshuar politikën e saj ndaj Ukrainës, duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Rusisë.