Përplasja Trump-Zelensky, reagon Rusia: Historike!

28 shkurt 2025 | 21:22

Rusia ka reaguar për herë të parë pas takimit të tensionuar mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, reagoi në rrjetin social “X”, duke e cilësuar përplasjen mes dy liderëve si “historike”.

Dmitriev e shpërndau një postim që paraqiste momentet e tensionuara mes Trump dhe Zelensky, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për dinamikën e politikës globale. Me këtë reagim, Rusia duket se po shpreh një interes të qartë për ngjarjet që po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë një vlerësim të rëndësishëm për këtë përplasje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt…