
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin
Tensionet kanë arritur kulmin mes Rozanës dhe Eglit, teksa një debat i ashpër ka shpërthyer midis tyre.
Rozana e ka akuzuar hapur Eglin për qasjen e saj ndaj Gjestit, duke e cilësuar si një vajzë që nuk di të marrë vendime për veten dhe që nuk ka respekt për dinjitetin e saj.
“Ti ke frikë nga vendimet, ti ke frikë kur nuk të do njeri, ti ke frikë kur nuk të jep njeri të drejtë, ti ke frikë të vendosësh për veten tënde, ti ke frikë të jesh vetëm dhe, më e madhja, ti ke frikë të jetosh në këtë shtëpi dhe të marrësh frymë”, i është drejtuar ashpër Rozana Eglit.
Ajo ka theksuar se Egli nuk ka ditur të ruajë respektin për veten, pasi pavarësisht sjelljes së Gjestit ndaj saj – herë duke e larguar e herë duke i thënë se nuk ka ndjenja për të – ajo ka vazhduar ta ndjekë nga pas.
Gjithashtu, Rozana i ka kujtuar Eglit mesazhin e motrës së saj, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar drejt: “Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin: “Gjesti është i mire”, ai të ka thënë të vërtetën: s’të dua.
Nga ana tjetër, Egli është përpjekur të shpjegojë që mesazhi i motrës ishte i qartë: më tha vër veten të parën që mos të të shohim ashtu.
Megjithatë, Rozana nuk e ka lënë me kaq, duke e këshilluar me tone të forta: “Ky të ka shkelur dinjitetin, mos m’u afro sepse nuk më intimidon, sillu si grua, mos u sill si burrë”.
Ky debat i tensionuar ka lënë një atmosferë të rënduar mes dy vajzave.