Përplasje e ashpër në një studio televizive në Shqipëri, analisti gjuan me shishe uji zyrtarin e PD-së (video)

25 tetor 2024 | 11:38

Një debat i ashpër dhe plot fyerje kanë shpërthyer mbrëmë në një studio televizive shqiptare në mes të drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike (PD) në Shqipëri, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Debati në “Open”, filloi me Zekthin që e akuzoi Lelan se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira”.

“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, raporton “News24Albania”, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se ai po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur Shqipërinë.

“Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend”, tha Zekthi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si në çdo gjë në jetë, çdo fillim e ka…