Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

31 tetor 2018 | 23:52

Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

“Koha.net” ka provuar të kontaktojë me dy të apostrofuarit. Teksa Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike.

Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjatë emisionit të sotëm për dialogun me Serbinë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se emisioni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë për Zëri.info se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wofgang Ischinger, ka…