Përplasje ndërmjet veteranëve protestues dhe policisë

16 qershor 2022 | 16:50

Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të përplasen me policinë, e cila po e mban rendin.

Aty shihet se si protestuesit tentojnë të shkojnë në zonën që policia e ka bllokuar atë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit OVLUÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje protestuesve për qetësi, derisa ka thënë se nëse vazhdohen tensione të tilla, protesta do të ndërpritet.

“Ju ftoj të ruani qetësinë. Pranë nesh janë vëllezërit tonë, veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve. Andaj ata të cilët nuk po e ndërpresin seancën që ju kemi bërë thirrje ta ndërpresin seancën për të vazhduar me takim me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e duan edhe këtë provokim që ne pa arsye të ndeshemi me Policinë e Kosovës”, ka thënë Klinaku. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inteligjenca holandeze ka zbuluar se një spiun i fshehtë që…