Përplasje në Komisionin për Ekonomi, ministrja Hajdari thotë se po “shantazhohet nga mediat”
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj mbledhje të komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka pyetur ministren për një mori çështjesh, ndër të tjerash edhe për disa trajnim që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë.
E në deklarim e sipër, ministrja Hajdari tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”.
Nuk dihet se për çfarë saktësisht fliste ministrja, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime.
“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera.Nuk janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër.Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona”, ka thënë ministrja Hajdari.