Përplasje në LDK-në e Ferizajit, anëtari akuzon një pjesë të strukturave për “loja korruptive dhe tradhti”

24 tetor 2021 | 13:07

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj, Blerton Sadrija, ka shkruar akuzuar një pjesë të strukturës së LDK-së në Ferizaj për loja korruptive dhe për tradhti të partisë.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se humbja e LDK-së në Ferizaj nuk kishte të bënte me të metat e kandidates për me komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.

“Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhti shumë kohë para zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Sipas tij, niveli qendror i LDK-së nuk ka arritur ta “spastrojë degën e saj në Ferizaj”.

Postimi i plotë i Sadrijajt:

Sibeli i duhet Ferizajt, përmes një LDK-je të reformuar në Ferizaj

Zgjedhjet e 17 tetorit treguan në Ferizaj se si një kandidate profesioniste, guximtare për ndryshime rrënjësore, mund të humb garën. Humbja nuk ishte për të metat e kandidates së LDK-së por për komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.

Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhti shumë kohë para zgjedhjeve.

Ka qenë dështim i nivelit qendror të partisë që nuk ka arritur të spastrojë degën e saj në Ferizaj.

Rikthimi dhe fuqizimi i LDK-së në Ferizaj mund të arrihet vetëm me Sibelin në krye të degës dhe me largimin e personave të cilët de jure janë anëtarë të LDK-së ndërsa de facto angazhohen publikisht dhe fshehurazi për subjektet tjera kundërshtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali po kërkon të përforcojë skuadrën me një sulmues për…