Përplasje për restaurimin e Notre-Dame de Paris
Pavarësisht protestave të nxitura mbi planet për restaurimin e katedrales së “Notre Dame” në Paris, në fillim të muajit mars ministrja e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës franceze udhëtuan për në pyllin e Bercés, për të shenjuar 2 mijë drunjtë e ahut që do të priteshin për rindërtimin e çatisë së katedrales.
Por ky vendim ka shkaktuar polemika, pasi grupi mjedisor “Robin des Bois” me në krye Jacky Bonnemains nuk pajtohet me këtë vendim për dy arsye. Sipas Bonnemains, ahet janë thelbësor për ripërtëritjen dhe habitat për shumë gjallesa. Por edhe për faktin se po përdoret plumb dhe dru, arsyeja që sipas tij shkaktoi edhe zjarrin.
Nga ana tjetër sipas agjensisë publike që menaxhon pyjet e Francës drunjtë shekullorë do të priteshin për t’i lënë vend atyre të rinjve.
Ndërkohë Instituti publik për mjedisin industrial dhe ndotjen “Ineris” konstatoi se hapësira e “Notre Dame” dhe disa nga vendet përreth është e ndotur pas zjarrit.
Ekspertët e mjedisit mendojnë se duheshin gjetur zgjidhje më praktike si një çati prej betoni që për çdo rast dëmet do të ishin më të kufizuara.
Por në një intervistë zëdhënësi i katedrales ka hedhur poshtë dyshimet duke sqaruar se gërshetim i drurit dhe plumbit është një përzierje ideale dhe se zjarri filloi për shkak të një gabimi.
Pavarësisht se Presidenti Emmanuel Macron premtoi se rindërtimi i “Notre Dame” do të realizohej brenda 5 viteve kjo shihet me skepricizëm nga qytetarët./TVKlan/