Përplasjet në LDK, Isa Mustafa nuk përzihet: Nuk dëshiroj të involvohem në këtë temë

19 mars 2025 | 12:14

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk dëshiron të përzihet në në përplasjen e re të LDK-së në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai nuk ka dashur të komentojë këtë debat.

“Nuk dëshiroj të involvohem në këtë temë”, ka thënë Mustafa për gazetën “Insajderi”.

Dje, kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar lideshipin e partisë për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit. Ai ka vlerësuar se LDK-së i duhet një lindership i ri.

Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të LDK-së t’i reagojnë ish-kryeministrit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka quajtur shkelje të…