Përqeshi të folurën e Haradinajt, komentuesit e ‘gozhdojnë’ deputeten e LV-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka publikuar një shkrim përqeshësh ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Duke e komentuar kritiken e Haraidnajt për Qeverinë Kurti, ajo ka përqeshur të folurën e të parti të AAK-së.
Statusi i saj në “Facebook” është kritikuar ashpër nga shumë ndjekës të saj.
Ata kanë dënuar gjuhen e ulët të deputetes ndaj një ish-komandanti të UÇK-së.
Sipas tyre, ky është një bullizim i deputetes së LV-së.
Ndërsa disa komentues tjerë nuk janë kursyer nga fyerjet për deputeten, duke e cilësuar si “servile e pështirë”, dhe “deputete e mjerë”.
Gjuha e deputetes Pacolli është dënuar edhe nga gazetari dhe analisti Ilir Mirena.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon për degjenerimin e gjuhës se një deputeti.
Mirena ka shkruar në “Facebook” se kur dikush publikisht flet kështu, mund të paramendohet se çfarë flet në biseda private.