Përquku dhe Tuhina, optimiste për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

20 qershor 2022 | 17:00

Përfaqësuesja A e femrave është në fazën e përgatitjeve për ndeshjet në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Rreth pritshmërive ka folur kapitenia e Përfaqësueses, Arbnore Përquku. “Vitin e kaluar kemi zënë vendin e tretë, kurse këtë vit presim që të dalim kampion përballë përfaqësueseve që marrin pjesë”, ka thënë Përquku për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollistja e njohur ka folur edhe për ndjenjën si kapitene: “Është viti i dytë rresht që jam kapitene. Është ndjenjë shumë e veçantë. Përveç që është ndjenjë shumë e mirë, është edhe përgjegjësi pasi që përfaqësojmë ngjyrat e shtetit në arenën ndërkombëtare”. Edhe basketbollistja e talentuar Astera Tuhina ka shprehur optimizëm për garat në Qipro.

“Shpresojmë që ta përfundojmë kampionatin si kampione. Nuk është shumë e vështirë për ta arritur, por duhet shumë punë. Do ta japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë” ka thënë Tuhina për faqen e FBK-së. Tuhina ka folur edhe për atmosferën brenda Përfaqësueses: “Atmosfera është shumë e mirë dhe shpresoj që të jetë kështu deri në fund sepse është shumë e rëndësishme për paraqitjen e Përfaqësueses në këtë kampionat”. Kosova aventurën në Nicosia të Qipros e fillon më 28 qershor në ndeshjen me Maltën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të konferencës së…