Përralla e Gjuriqit: Takimi i Vuçiqit me Cholletin dëshmoi se Kosova s’e ka më mbështetjen e plotë të Amerikës
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, vlerësoi se takimi i presidentit serbe Aleksandar Vuçiq dhe këshilltarit special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, në Beograd ka qenë i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Takimin e Vuçiqit me Chollet, Gjuriq e quajti si një “pasdite e luftimeve për interesat serbe”.
Ai thekson se qëndrimi i Serbisë po “dëgjohet me kujdes”, duke pretenduar se Kosova nuk ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.
“Biseda mes Vuçiqit dhe Schole ka zgjatur dy orë e 45 minuta në vend të pak më shumë se një orë. “Ishte një pasdite lufte për interesat e Serbisë”, tha Gjuriq.
Sipas fjalëve të tij, SHBA-të insistojnë më shumë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sesa zyrtarët evropianë.
Chollet në dy ditët e fundit edhe gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi e përsëriti se palët duhet të marrin vendime të qëndrueshme dhe se zgjidhja afatgjatë kërkon guxim politik./Reporteri