Përse Hezbollahu po kërcënon me luftë Qipron
Në fjalimin e frikshëm, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka kërcënuar Qipron, shkruan CNN.
Ai ka thënë se nëse ishulli i vogël mesdhetar ndihmon izraelin në luftën e mundshme kundër grupit militant nga Libani, do të sulmohet nga Hezbollahu.
“Qiproja do të jetë pjesë e kësaj lufte gjithashtu”, nëse hap aeroportet dhe bazat për forcat izraelite, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Këto kërcënime, lideri i Hezbollahut i ka bërë vetëm një ditë pasi Izraeli ka paralajmëruar për “luftë të plotë” në Liban.
Ndaj këtyre kërcënimeve ka reaguar presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides. Ai ka mohuar përfshirjen e ishullit në luftë.
“Këto deklarata nuk janë të mira, por ato nuk kanë lidhje me ato për të cilat po bëhet përpjekje, të prezantojë imazhin se Qipro është e përfshirë në luftë”, ka thënë ai, duke shtuar se kanë hapur linjat e komunikimit me qeveritë libaneze dhe iraniane.
Ekspertët kanë vlerësuar se lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut nuk pritet të ndodhë, por përmendja e Qipros hap dimension të ri në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Rrezikon të tërheq në luftë një shtet të Bashkimit Evropian dhe vë në pah lidhjet e Qipros me Izraelin.
Përse Qipro është lokacion i rëndësishëm
Qiproja ndodhet në vijën gjeopolitike mes Lindjes së Mesme dhe Evropës Jugore. Gjeografikisht ishulli është më afër konflikteve në Lindjen e Mesme sesa është me fuqitë evropiane.
Ndasia e ishullit mes pjesës greqisht folëse dhe rajonit turqisht folës, reflekton rivalitetin rajonal mes Greqisë dhe Turqisë.