
Përse tek ne shqiptarët konflikte fetare nuk kishte as nuk ka asnjëherë???!
Agron Haxhiu
Nga përgjigjja më poshtë, cila mund të jetë më e SAKTË:
* Shqiptarët e vjetër dhe të sotëm besuan plotësisht Zotin dhe asnjëherë nuk e ngatërruan ose përdorur besimin e tyre si favor kombëtar për asnjë rrethanë që mund të gjendeshin!
* Sepse asnjë nga besimet monoteiste që kishin të parët tanë, nuk ishte besim autokton, por merrnin ato nga dikush tjetër!
* Sepse shqiptarët nuk e besonin mjaftueshëm në atë besim që mbanin dhe se nuk ishin fanatik sa për t’u konfliktuar me besimtarë tjerë për këtë çështje.
* Shqiptarët kishin pasur dhe ende mbajnë një tolerancë fetare më shumë, duke krahasusr me kombet tjera!
* Shqiptarët që nga koha kur quheshin Arbër ndërruan shpesh religjionet e caktuara, mu për ata, religjioni nuk përbënte një rëndësi të madhe apo qënjësore.
* Shqiptari e kishte më prioritet ruajtjen e kombësisë dhe territorin ku jetonte, por jo edhe përkatësinë fetare që mbanin në atë kohë.
* Kjo ishte një meritë e hoxhallarëve dhe priftërinjve që nuk predikonin urrejtje ndaj një besimi tjetër!
* Sido që ndodhte, në periudha të ndryshme të kohës, shqiptarët në thelb mbetën shpirtërisht paganë, por pagan të moderuar, përafërsisht njejt si të parët e tyre!
* Shqiptarët e vjetër kanë qenë në vazhdimësi në luftëra, ndërsa për ta besimi në fen e caktuar ka qenë gjithmonë diqka dytësor për t’a!
* Shqiptarët, në ndërgjegjen e tyre, nuk besonin thellë në libra të shenjta dhe tradicionalisht ata më shumë simulonin për besimin e tyre.
* Ata nuk bënin konflikte fetare sepse besonin thellë dhe fort në besimin që mbanin vetë pra, për këtë arsye nuk mohonin as besimin e tjetrit, gjithmon e vlerësonin edhe besimin e tjetrit!
#BESIMI është më hynori që njohim ne deri më sot!