Përse u shkatërrua baza ku qenë stërvitur Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti

22 nëntor 2022 | 08:14

Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, nën drejtimin e gazetarit Marin Mema, ka publikuar një dokumentar lidhur me Stërvitjen në Shqipëri të grupeve të para ku mori jetë UÇK-ja qysh në vitin 1991.

Të dhëna e detaje të papublikuara më herët për heronjtë kombëtarë Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra që kishin shkuar në Shqipëri për stërvitjet e para ushtarake nëpëmjet Zvicrës, Shkupit etj.

Plani ishte aq sekret sa që për të nuk dinin as familjet e heronjëve, të cilëve iu ishte thënë se po shkojnë në Zvicër e Gjermani për të punuar.

“Heronjtë duhen kujtuar gjithmonë ! Si u stërvitën në 1991 në Shqipëri grupet e para të Sali Çekajt, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit?

Shumë të pathëna do ti gjeni në këtë dokumentar që rrëfen jo vetëm dashurinë e këtyre burrave për trojet shqiptare, por edhe sakrificat, emocionet, betejat e tyre në ato kohë të vështira”, shkruan gazetari Mema në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BBC i ka dedikuar një artikull marrëdhënieve të tensionuara Kosovë-Serbi. Në…