Përsëri një italian në krye të KFOR-it
Komandën e misionit të NATO-s në Kosovë do ta marrë një italian. Ai do jetë gjeneralmajor Enrico Barduani.
Si komandant i KFOR-it, Barduani do të shërbejë nga 11 tetori i këtij viti.
Në këtë pozitë, ai do ta zëvendësojë gjeneralmajorin turk, Ozkan Ulutas, të cilit i përfundon mandati më 11 tetor, një vit pasi e mori.
Lajmi se Barduani do të emërohet komandat i KFOR-it e ka bërë me dije NATO përmes një komunikate për medie pas vizitës që Ulutas pati në selinë e Aleancës në Bruksel.
Ulutas është takuar të mërkurën në selinë e NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës, ku i ka njoftuar me situatën e sigurisë në Kosovë.
Enrico Barduani nuk është italiani i vetëm që merr komandën e KFOR-it.
Para tij kishte qenë edhe gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, i cili kishte shërbyer deri në vitin 2023, pasi që ishte pasur nga Ulutas.
Gjatë kohës kur Ristuccia-s e kishte komandën e KFOR-it në veri të Kosovës kishte pasur tensione më shumë se kurrë më parë.
Fillimisht me protestat e serbëve lokalë në maj të vitit të kaluar, si pasojë e të cilave kishin mbetur të vrarë dhjetëra ushtarë të KFOR-it, kryesisht italianë dhe hungarezë.
Kulmi kishte qenë më 24 shtator të 2023-së, kur një grup paramilitarësh serbë të prirë nga Milan Radojiçiq, kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, KFOR-i kishte shtuar trupat në radhët e saj për të mos lejuar asnjë befasi që mund të shkaktonte destabilitet në vend dhe jo vetëm. /AP