PËRSHËNDETJA E MADHE HISTORIKE DHE LUFTARAKE NGA KALAJA E TETOVËS

14 mars 2024 | 12:43

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
Tetovë, 14.3.2001, ​​​
Shtabi i Brigadës “Mujdin Aliu” të UÇK-së

INFORMATË PËR MJETET E INFORMIMIT

Sot më 14.3.2001. në Zonën ku operon Brigada që mban emrin e luftëtarit të lavdishëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Mujdin Aliu” e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka filluar edhe është duke u zhvilluar luftë e vërtetë frontale në mes të forcave tona çlirimtare e liridashëse dhe atyre pushtuese maqedone.

Skuadrat, njësitet dhe batalionet e brigadës “Mujdin Aliu” të UÇK-së, po e zhvillojnë me sukses të plotë betejën e parë frontale me forcat ushtarako-policore e paramilitare maqedone dhe kështu po ia kthejmë në vend dinjitetin dhe krenarinë e nëpërkëmbur popllit shqiptar, që jeton me shekuj në trojet e veta të lashta, rrëzë maleve të pa mposhtura të Sharrit.
Kalaja e Tetovës, Shapka, Sellca, Gajrja dhe shumë pikë të tjera, janë vija e zjarrit dhe arena te vërteta, ku flaka e luftës për liri është ndezur dhe nuk do të shuhet dot, deri sa nuk bëhet fakt çlirimi dhe barazia e plotë e popullit shqiptar me atë maqedon.

Jehona e krismmëve të pushkëve, bombave dhe armëve të tjera të lirisë, janë tinguj që na janë imponuar t’i dëgjojmë.
Shkaktarë për këtë realitet të ri është terrori modern i aparatit shtetëror maqedon, prandaj populli shqiptar dhe ne bijat dhe bijtë e tij, nuk do të kursejmë asgjë për ta bërë realitet vendosjen e demokracisë së mirëfilltë dhe çlirimin e hapësirës shqiptare nga antishqiptarët e tërbuar maqedonë.
Në anën e forcave okupuese maqedone, në bazë të informacioneve që kemi, thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur, kurse në anën e pjesëtarëve të UÇK-së, të brigadës sonë “Mujdin Aliu”, nuk ka të vrarë, e as të plagosur.

Morali luftarak i luftëtarëve të lirisë është në nivel të lartë.

Shfrytëzojmë rastin të përshëndesim mitingun e madh popullor që u mbajtë sot në Tetovë.

Ne ishim në mesin tuaj dhe lartë mbi ju në male, ku vështronim si shqiponja.

Jemi sulmuar nga ushtarët dhe policët maqedonë, prandaj edhe kemi rezistuar.
Kjo ishte përshëndetja jonë që ua dërgonim juve, nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër.

Ne luftëtarët dhe bashkëluftëtarët e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, të rreshtuar në UÇK, jemi vazhduesit e heroizmit të madh shqiptar, mbështetësit e demokratizimit dhe prosperitetit kombëtar e njerëzor, adhuruesit e demokracisë më të përparuar të globit, asaj të SHBA-ve.
Ideali ynë është liria, barazia dhe demokracia.

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
​​​Shtabi i Brigadës “Mujdin Aliu” të UÇK-së, Tetovë, 14.3.2001,
Komandant – QORRI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete…