Përshëndetje e ftohtë mes Fernandesit dhe Ronaldos (video)
Një përshëndetje shumë e ftohtë nga Bruno Fernandes, e la të stepur kapitenin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon.
Fernandes u pa teksa u fut në kampin e kombëtares, derisa shumë “zyrtarisht” i foli Ronaldos. Kjo e la shumë të habitur 37-vjeçarin, derisa Fernandes iu foli shumë miqësisht kolegëve të tjerë.
Mospajtimet dhe kritikat mes Ronaldos dhe klubit të tij aktual, Manchester United, janë ngritur në kulm. Mediumi anglez, “Telegraph”, raportoi se trajneri i klubit, Erik ten Hag, do t’ia shkëpusë kontratën Ronaldos në janar të 2023-s.
Drejtuesit e klubit janë duke pritur që të shohin intervistën e plotë dhe më pas do të analizojnë në detaje atë që ka thënë portugezi për të marr në fund një vendim.
Ronaldo foli në një intervistë ekskluzive për gazetarin Piers Morgan, ku ndër të tjera tha se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi dhe se nuk ka aspak respekt për trajnerin aktual, Erik ten Haag.
The moment Cristiano Ronaldo met up with Bruno Fernandes for World Cup duty for Portugal 👀 pic.twitter.com/xUGoxEwxNj
— SPORTbible (@sportbible) November 14, 2022