Përshkallëzon mosmarrëveshja midis SHBA-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale

12 shtator 2018 | 11:57

John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar të hënën se Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër gjykatësve dhe prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse ata nisin të hetojnë krimet e dyshuara të luftës, të kryera në Afganistan nga amerikanët. “Do t’i ndalojmë gjykatësit dhe prokurorët (e Gjykatës Ndërkombëtare Penale) të hyjnë në SHBA. Do t’i sanksionojmë fondet e tyre në sistemin financiar të SHBA-së dhe do t’i persekutojmë ata në sistemin penal të SHBA-së. Do të bëjmë të njëjtën gjë me çdo kompani apo shtet që ndihmon hetimet e amerikanëve nga gjykata”, ka thënë Bolton./rel/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian do të votojë të enjten rekomandimin për liberalizimin…