Përshpejtohen projektet e BERZh-it për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën me konsulencën “për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për rehabilitimin e rrugëve rajonale”.
Ky është hapi fillestar për shpalljen e ofertimit publik të tenderëve, duke i hap rrugë implementimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin.
Përmes kësaj huaje, MI-ja do të fillojë zgjerimet e rrugëve Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, dhe Ferizaj – Shkup si dhe zgjerimin e hyrjes së Prizrenit.
Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e BERZH-it dhe njësisë implementuese, që të procedohet me hapat e mëtutjeshëm, për të evituar vonesat të cilat kanë ndodhur për tashmë 3 vite me radhë.