Persona të afërt me Donika Gërvallën marrin grada diplomatike në MPJD

30 gusht 2023 | 23:14

Besim Berisha, Hamdi Bërbatovci e Vigan Berisha, tre nga njerzit e afërt me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po raportohet se janë ‘shpërblyer’ nga ministrja.

Që të tre kanë marrë gradën diplomatike “këshilltar” dhe së shpejti do të dërgohen në misione jashtë shtetit.

Për këtë tashmë ka edhe vendime të cilat i ka siguruar Demokracia.com.

Siç ka mësuar ky medium, Besim Berisha, i cili kishte nënshkruar shumë vendime që ishin kthyer nga KPMSHK, do të nisë këto ditë punën në Konsullatën e New Jorkut.

Së fundmi, si kryesues i komisionit, ai kishte larguar nga puna ambasadorin Albert Prenkaj, vendim që ishte rrëzuar nga KPMSHK-ja.

Ndërsa, auditori i brendshëm, Hamdi Bërbatovci, përflitet se do të nisë punën në Iowa.

Që të tre këta diplomatë, para se të gradoheshin, ishin dërguar me para të shtetit për ta mësuar anglishten bazike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkrahësi i Faton Klinakut, Nuredin Gashi, ka deklaruar se çdo…