Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë

01 nëntor 2020 | 22:52

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.

Masat prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Në mesin e masave është paraparë që personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna të lirohen nga paraqitja në punë.

“Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohën të krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia”, thuhet në pikën 17 të masave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etrit Berisha vazhdon të luajë në nivele të larta e…